Keisi Meidini mohon lidhjen me Seldin

 
 

Këngëtarja Keisi Meidini, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo është në lidhje me Seldin.

Bukuroshja ka folur për raportin me këngëtarin me të cilin realizoi bashkëpunim së fundmi.

“S’ka dashni” titullohet projekti i dyshes që u publikua së fundmi, e menjëherë filluan spekulimet.

Keisi ka folur për Top Channel duke deklaruar se ajo ka lidhje familjare me Seldin.

“Kam foto me Seldin kur isha dy vjeç dhe ai më mban në prehër”, deklaroi Keisi duke aluduar në raportin familjar.

Seldi ka miqësi të madhe me babain e Keisit, Sabianin, i cili po ashtu është këngëtar i njohur.

Së fundmi Seldi ishte i fejuar me Mimoza Shkodrën, por kjo romancë nuk zgjati. /Telegrafi/