Kendall dhe Kourtney kërkojnë ndihmë për të vënë zinxhirët e dëborës, Kim thotë se do t’ua ndërronte ajo po të ishte me to
Pak yje ndoshta do të ndotnin duart duke bërë diçka të tillë.
Por Kim Kardashian këmbëngul se ajo do të ishte ulur në gjunjë në borë, sikur të ishte në të njëjtën gjendje si motrat e saj Kourtney dhe Kendall Jenner gjatë udhëtimit të tyre për në Mammoth, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Motrat e Kimit ndanë fotografitë dhe videon me ndjekësit e tyre në Instagram, pasi vetura e tyre ngeci rëndë në dëborë të mërkurën, dhe kishin nevojë të kërkonin ndihmë për të vendosur zinxhirët e dëborës në rrota.
Ndërkohë Kim, kishte vendosur të komentonte në Instagram, duke i shkruar: “Unë e di se si ta ndërroj gomën. Unë do ta kisha bërë këtë për ty, nëse do të më ftonit”.
Komenti i saj dukej sikur nënkuptonte se 38-vjeçarja nuk ishte aspak e impresionuar nga mungesa e listës së mysafirëve për udhëtimin e vajzave.
Ndërsa tërë familja e zgjeruar Kardashian e kaloi Vitin e Ri në Aspen të Kolorado, vetëm Kendall dhe Kourtney bënë udhëtimin për në Mamuth.
Por ndërkohë që Kim mund të jetë pak xheloze, ajo po preferon të qëndrojë më shumë në shtëpi, aq më tepër tani që do të bëhet nënë për herë të katërt.
Ajo dhe burri i saj, Kanye West po fillojnë të blejnë ‘gjithçka’ që kanë nevojë për fëmijën e tyre të katërt.
Një burim i brendshëm pranë tyre tha: “Çdo fëmijë është si i pari. Ata po blejnë gjithçka që kanë nevojë për fëmijën e tyre të katërt, dhe Kanye këmbëngul që ata të shkojnë në krye të çdo gjëje. Pra, ata kanë qenë në pazar”.
Ky burim po ashtu këmbëngul që çifti do t’i japë të gjitha rrobat e fëmijëve të tyre të papërdorura për bamirësi, që të mos i ri-përdorin ato për fëmijën e tyre të katërt. /Telegrafi/