Këngëtare dhe biznesmene e suksesshme – Kaq është PASURIA e Rihanna’s

 

Është zbuluar sa ‘vlen’
Rihanna – njëra prej këngëtareve më të pasura në botë tash edhe biznesmene.

Ajo e nisi karrierën në
moshën 16-vjeçare, atëherë kur u shfaq me albumin “Music of The Sun”.

  

Sipas Billboard, artistja
fitoi më shumë se 20 milionë dollarë. Koncertet e saj të shumta, i sollën asaj
fitime jashtëzakonisht të mëdha. Albumi “Rated R” fitoi deri në 40 milionë
dollarë ndërkaq “Loud Tour” më shumë se 90 milionë dollarë.

Më pas më i njohuri “Diamond”
që pati sukses të madh pasi fitoi hiç më pak se 140 milionë dollarë.

Por, përveç muzikës,
Rihanna pati shumë bashkëpunime me marka të njohura dhe pjesëmarrje në filma.

“Dior”, “Armani” dhe
së fundmi koleksioni i saj “FentyxPuma” që u shit brenda disa orësh.

Dhe së fundmi,
Rihanna është fokusuar në tregun e kozmetikës dhe të brendshmeve duke ‘hequr’
dorë nga muzika për një kohë të gjatë.

Nuk është e tëra kjo,
Rihanna thuhet se shumë shpejt do të sjellë në treg edhe një koleksion me rroba
dhe në disa postime në rrjetet sociale, këngëtarja ka bërë me dije për fansat
se këtë vit do të kthehet me album.

Shkurt dhe shqip,
PASURIA E RIHANNA’S ARRIN DERI NË 260 MILIONË DOLLARË!/Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com