Këngëtari kosovar pëson aksident: Sot e sigurt do humbisja veten dhe familjen

 

Këngëtari i njohur
kosovar ka pësuar një aksident nga i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime bashkë
me familjen e tij.

Ka qenë vet Labinot
Rexha ai i cili e bëri të ditur lajmin përmes një statusi në Facebook ku edhe
ka postuar fotografi të makinës dhe vendit ku është aksidentuar.

  

“Oh zot faleminderit
që shpetova familjen dhe vetën! Një aksident pesova sot në mengjes , rrugës për
zvicër dhe fal zotit shpetuam nga një largesi 100 metra , sot kuptova qe
pasuria, Fama nuk është azgjë, oh Zot begatoje at person qe i ka bër keto
bariera se sot sigurt do humbja veten dhe ter familjen
Nuk kishte azgjë me keq kur 3 minuta nuk degjova zerin e
familjes , kujtova se i humba ne ujë , por degjova zerin e Djalit tim te vogel
Aliun me tha qe jam mir, oh zot faleminderi faleminderit faleminderit , ti je
meshirues meshirberës”, ka shkruar këngëtari.

Fatmirësisht Labinoti dhe familja e tij janë në gjendje të mirë, kështu të paktën ka lënë të kuptohet artisti./Prive.al

Image may contain: car, tree, shoes, outdoor and nature
Image may contain: outdoor, water and nature

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com