Këngëtarja e njohur i del në mbrojtje Bebe Rexhës
Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato ka dal në mbrojtje të Bebe Rexhës.
Demi ka shkruar një status në ‘Tweeter’ ku ka përkrahur këngëtaren pasi ajo akuzoj dizajnerët që po refuzojnë të bashkëpunojnë për të për shkak të peshës, shkruan Indeksonline.
“Në dreq me këto predikime, e adhurojë reagimin tënd dhe ty që e thua atë që e mendon dhe që po e përdor zërin tënd” tha Demi pas reagimit të Bebes.
Ditë më parë këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha përmes një video të publikuar në ‘Instagram’ deklaroj se ajo është refuzuar nga dizajnerët për shkak të peshës së saj.
Bebe poashtu përcjelli një mesazh që femrat duhet ta duan vetën ashtu siç janë pa pasur nevojë të ndryshojnë.
albshowbizzz.com