Këngëtarja e njohur kosovare përfundon në spital
Kjo fundjavë ka qenë e sikletshme dhe aspak e gëzueshme për këngëtaren nga Kosova. Fjolla Morina tregoi se pësoi një dëmtim në këmbën e saj të djathtë.
Përmes disa postimeve në Insta Story ditën e djeshme, ajo tregoi se ndodhej në Spitalin e Kosovës për të mjekuar dëmtimin e saj.
Në postim shihet momenti kur këmba e këngëtares lidhet me fashë, ndërsa Fjolla dëgjohet të thotë “Shpëtova”.
Ajo nuk ka dhënë informacione më të detajuar, se cili ishte shkaku i lëndimit të këngëtares, por duket se nuk është serioze.
Ndoshta kjo do t’i kushtojë Fjollës që për pak kohë të heqë dorë nga takat dhe të veshë vetëm të sheshta.