Këngëtarja e njohur: Mëmësia më bëri shumë të ndjeshme, s’duroj dot t’i lë fëmijët keq

 

Në rast se Roza
Lati nuk do ta kishte pyetur aq drejtpërsëdrejti, Silva Gunbardhi ndoshta s’do
të kishte ftuar kurrë për bamirësitë e saj.

E ftuar në emisionin “Why Not”, këngëtarja tha se e ka të vështirë të shprehet rreth kësaj çështjeje, por gjithsesi ndau me publikun rastet që i kanë mbetur më shumë në mendje.

  

 

                        View this post on Instagram                                     

Sot ne @why_not_show me @roza_lati ??@dafiderti dhe #LaliFactor ??????????

A post shared by SILVA GUNBARDHI (@silvagunbardhi) on

 

 

“Djali im lindi
në muajin e 8-të, prandaj mjekët e mbajtën në reaminacion, derisa t’i
formoheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin
braktisur prindërit. Unë gjithmonë Dalvit, qumështin ia vendosja tek koka që
kur nuk isha unë, t’ia jepte infermierja”, shkruan Anabel, transmeton
Prive.

“Një ditë
infermierja më kërkon të marrë qumështin e djalit për t’ja dhënë foshnjes së
braktisur, pasi furnizimi s’kishte ardhur ende. I thashë të lutem merre gjithë
kutinë dhe dërgova menjëherë Danin që t’i blejë pelena, rroba, qumësht, letra
dhe lodra.”- tregon Silva dhe mesa duket ky nuk është rasti i vetëm që e ka
prekur kaq shumë.

“Rasti i dytë
ishte i asaj vajzës që hodhën në kazan të plehrave. Ajo mbijetoi, unë kisha 2
muaj që kisha lindur vetë, shkova në reaminacion dhe asaj të njëjtën gjë i
bëra..”- vazhdoi Gunbardhi që padyshim mëmësia e ka bërë edhe më të ndjeshme
ndaj fëmijëve.

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com