Këngëtarja humb jetën në skenë
Një këngëtare e famshme ra përtokë dhe vdiq, pasi pësoi sulm në zemër në mes të këngës. Faniya Khaliullova u filmua duke performuar në një koncert në Rusi, kur papritur u ndje keq.
Audienca u mbërthye nga paniku, ndërkohë që këngëtarja 53-vjeçare ruse nisi të ndihej keq. Ajo u nis me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, mjekët thanë se zemra e saj pushoi ndërkohë që këndonte, gjatë spektaklit që mbahej në Dimitrovgrad, qyteti i dytë më i madh në rajonin rus të Ulyamvsk.
“I gjithë qyteti është tronditur dhe i shokuar nga vdekja e Faniya. Ajo ishte një këngëtare dhe mësuese tepër e dedikuar“, tha kreu i Ministrisë së Kulturës, Yevgenia Ulyanova./tvklan.al