Këngëtarja shqiptare poston këtë FOTO, habiten fansat! E quajnë ‘kopje e frikshme’ e Elvana Gjatës dhe me të drejtë!
![](https://albshowbizzz.com/wp-content/uploads/2019/01/kengetarja-shqiptare-poston-kete-foto-habiten-fansat-e-quajne-kopje-e-frikshme-e-elvana-gjates-dhe-me-te-drejte_5c3106b444850.jpeg)
Nuk është Elvana Gjata edhe pse nga këto foto mund të betoheshit se është pikërisht ajo…
Megjithatë, ashtu si këngëtarja, e cila ka nisur një karrierë ndërkombëtare në muzikë, edhe sozia e saj është një këngëtare, por ende në hapat e para për një karrierë sa më të suksesshme .
Diona Fona është nga Kosova dhe prej më shumë se dy vite është bërë pjesë e tregut të muzikës shqiptare. Ajo ka lançuar disa këngë me videoklipe, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Por edhe në media Diona ka qenë e pranishme herë herë për projektet e saj, por sidomos për lidhjen e saj tësupozuar me reperin Ledri Vula.
Megjithatë ajo shpesh komentohet edhe për ngjashmërinë e saj me Elvana Gjatën dhe vlen të thuhet se mund t’i ngatërrojmë shumë lehtë.
Në një intervistë Diona ka thënë se është adhuruese e Elvanës dhe se e vlerëson shumë muzikën e saj, por në një ndër postimet e saj të fundit në rrjete sociale, fotoja më poshtë, Fona është komentuar nga shumë ndjekës se te këto foto ajo duket identike me Elvanën dhe ne u japim shumë të drejtë ndjekësve pasi ngjashmëria vërtet është shumë e madhe.
albshowbizzz.com