Këshillë për të gjithë nënat!!! Fjolla Morina zbulon se çfarë i ndodhi të bijës, ‘Ma morën mësysh vajzën…’ [FOTO]
Fjolla Morina,këngëtarja shumë e dashur për publikun, rreth katër vite më parë solli në jetë vajzën e saj të dytë, Alayah.
Që kur Alayah ishte foshnjë, këngëtarja postonte shpesh foto me të dhe tanimë që vogëlushja është plot 4 vjeç është kthyer në një modele të vërtet dhe një nga fëmijët më të bukur të Instagramit.
Së fundmi ishte e ftuar në “Thumb”, Fjolla ka treguar se duke postuar shpesh foto me vajzën, atë e kanë marrë mësysh dhe tregoi se Alayah ka filluar t’i qajë natën. “Nuk po publikoj më foto dhe video më vajzën se po më qan natën. Po e marrin mësysh. U bëra dhe unë pjesë e mamave që mendojnë kështu”, u shpreh Fjolla.
albshowbizzz.com