Këta janë rivalët e rinjë të Ardit Gjebreas (VIDEO)
Ardit Gjebrea nuk do e ketë më të Dielën terren të pacënuar.
Programit popullor ‘E diela shqiptare’ i cili nuk njeh konkurencë shkaku i qëndrueshmërisë për tashmë 10 vite të plota në ekran, do t’i shtohet një rival i ri.
Top Channel do e rikthejë ‘E diell’, tërësisht ndryshe dhe me fytyra të reja.
Gjithçka tashmë është zyrtare përmes promos së publikuar ku programi do ketë tre figura kryesore: Ed Manushin, Fjoralba Ponarin dhe Nevina Shtyllën, shoqëruar me gazetarë si Ervin Kurti, Flori Gjini e Xhilda Luzi të cilët do kenë rol në program në rubrika të cilat nuk janë kuptuar ende.
Vazhdon të mbetet mister formula dhe autori por promo duket se flet shumë dhe përbën një mesazh të qartë. Topi është përkujdesur të dërgojë imazhin e një programi të madh, me pjesë të stafit që bashkangjiten në marshin në korridor nën tingujt e muzikës dhe kërcimin plot hare, ku në përbërje duken të jenë edhe disa aktorë të rinj.
‘E diell’ ka startuar poashtu në vitin 2008 sikurse ‘E diela shqiptare’ mirëpo në vazhdimësi është shoqëruar me pauzime, ndërrim prezantuesish e autorësh gjë që ka shpjerë në audiencë të ulët dhe të paqëndrushme. Herën e fundit, në vitin 2017 Adi Krasta provoi një gjysëm sezon i cili mbaroi në pesë muaj shkaku i shikueshmërisë së ulët. Mbetet të shihet se a do zhgënjejnë kësaj radhe. Kurioziteti shuhet me 27 Janar. /Prive.al
albshowbizzz.com