Këto ishin fjalët lamtumirëse nga Arbnora

 
 

Është vetëm dita e tretë e vitit 2019, dhe për dikë nuk zgjati edhe shumë gëzimi.

Bëhet fjalë për moderatoren e njohur, Arbnora Ademaj, e cila vetëm para disa minutave ndau lajmin më të hidhur për të.

Asaj sot, iu nda nga jeta një person mjaft i dashur për të, i cili është Gjyshi i saj.

Me ndjesinë, dhe pikëllimin më të rëndë, Arbnora ndau lamtumirën e fundit për të me pak fjalë.

“U prefsh në paqe babgjysh, gjithmonë në zemrat tona, do të kujtojmë gjithmonë me mall”, shkroi ajo.

Arbnora pas këtij publikimi, ka marrë qindra mesazhe ngushëllimi nga familjarët dhe miqtë e saj. /Kosovarja/

 
 

albshowbizzz.com