Kjo është dhurata e veçantë që Shyhrete Behluli i bëri Leartës për martesë
Në intervistën e fundit dhënë për
Prive, duke u përgjigjur në “50-të pyetjet” e emisionit, këngëtarja
Shyhrete Behluli ka rrëfyer plot të pathëna rreth jetës së saj.
Këngëtarja në këtë intervistë është
pyetur edhe se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që ka dhuruar ndonjëherë e përgjigja
e saj na la paksa të befasuar.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë dhuratë
shumë të vlefshme monetarisht, por shpirtërisht.
“Ia kam dhuruar edhe Njomzës kur është martuar e edhe Leartës, stolitë që mua m’i ka dhuruar vjehrra ime”, ka thënë Behluli gjatë intervistës për Prive. /Prive.al
albshowbizzz.com