Kjo është domethënia e tatuazhit të ri që bëri Morena

 
 

Shquhet si një adhuruese e tatuazheve, e që numri i tyre në trupin e saj nuk është aspak i paktë.

Morena Taraku, po vazhdon të komentohet shumë për tatuazhet e saj e sidomos për domethënien e tyre që lidhen me jetën e saj, shkruan Kosovarja.

E nga ato që ajo ka realizuar deri më tani në trup, vërejmë se janë dy nga ato tatuazhe që po marrin vëmendjen maksimale te publiku.

Ato janë portretet e nënës dhe babait të saj, e cila së fundmi e realizoi edhe të tij. Ndonëse i detyrohet për një jetë të tërë për kujdesin e tij ndaj saj, Morena duket se ia ktheu në mënyrën më të mirë, duke e vendosur portretin e tij në krahun e saj.

Siç kujtojmë, projekti i saj i fundit është në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun, i cili tashmë ka thyer rekordin e shikueshmërisë, duke u pëlqyer si për zërin, realizimin e veçantë, dhe profesionalizmin e dyshes në këtë bashkëpunim. /Kosovarja/

 
 

albshowbizzz.com