Në muajin Shtator të
vitit të kaluar, mediat në Shqipëri shkruajtën se Jonida Maliqi do rikthehet në
ekran, të Dielave në Top Channel, si dikur kur ishte kapitene e rubrikës ‘E dua
vendin tim’ e cila më pas u shndërrua në emision, konkretisht ‘Shiko kush Luan’.
Por, promoja e
fundit që e paralajmëron rikthimin e ‘E diell’ nuk e pati Jonidën pjesë
përbërëse të saj.
Se planet janë anuluar, e ka zbuluar vetë këngëtarja në një prononcim për Bordo. Jonida ka deklaruar se e ka të pamundur pjesëmarrjen në programin ‘E diell’, siç edhe pritej, për shkak të angazhimeve që do i sjellë këtë fillim vit festivali i këngës ‘Eurosong’ në të cilin do ta përfaqësojë Shqipërinë me ‘Ktheju tokës’.
Ndryshe, sa i përket
‘E diell’ nuk dihen akoma rubrikat e as autorët. Këtë vit, Top Channel ka
vendosur t’ia besojë programin një grupi emrash të rinjë, nga Fjoralba Ponari,
Nevina Shtylla, Flori Gjini, Xhilda Luzi, Ilnisa Agolli, etj.
Ndonëse formula
mbahet ende e pazbuluar, është thënë që ‘E diell’ do ketë muzikë, shoubiz nga
ai i sikletshmi, rubrika me fëmijë dhe lojëra. /Prive.al
albshowbizzz.com
