Kjo është këngëtarja e njohur që kopjoi veshjen e Gilit
Jemi mësuar zakonisht të shohim se si artistet tona të inspirohen, madje edhe të ndikohen nga këngëtaret e skenës botërore.
Por jo gjithmonë ndodhë kështu, pasi kjo punë është reciproke, dhe mund të ndodhë ajo që nuk pritet.
Së fundmi, syri jonë ka hasur në një gjë të pazakonshme, e ishte këngëtarja e njohur Gili ajo që na befasoi me postimin e saj, shkruan Kosovarja.
Nga fotografia që kishte publikuar, ajo tregoi se si Madona e kishte kopjuar atë me veshjen që ishte prezantuar ajo në vitin 1989.
“Bredhi i vitit te ri inspirues per fustanat skenik festiv, Gili – Akordet e Kosoves 1989, Madona sivjet”, ishte mbishkrimi i saj i vënë mbi fotografi.
Ndonëse e papritur për ne kjo gjë, vërehet dukshëm se edhe këngëtaret tona tanimë u bënë inpisrim për skenën botërore. /Kosovarja/
albshowbizzz.com