Kjo na iku! E kishit vërejtur ngjashmërinë në mes Flaka Krelanit dhe reperes Cardi B?
Dikur këngëtarja
Flaka Krelani nuk dukej si sot! Ditët e para në skenë ajo ishte paraqitur si në
rokere tipike, me flokë me balluke, rroba të errëta dhe interpretonte repertor
të orkestruar me nota të rok muzikës.
Por së fundmi ajo ka qenë fluide në stilin e saj, si në atë të të kënduarit por edhe në pamje.
Deshi apo s’deshi
ta pranojë, Krelani ka bërë ca ndërhyre estetike në fytyrën e saj – të vogla
apo të mëdha qofshin ato.
Madje në krahasim që kanë bërë përdoruesit e rrjeteve sociale, e sjellë Flakën në një imazh shumë të ngjashëm me reperen amerikane Cardi B, si në mënyrën e të veshurit ashtu edhe në grim dhe stil flokësh. /Prive.al
albshowbizzz.com