Kompromis në punë? Feliks Bilani: Jo! Për të diplomuar vajzën, mora kredi
Feliks Bilani ka vite që punon si fotograf, por nuk ka pranuar asnjëherë kompromise. Në intervistën e tij për emisionin “Late Night Show” në Ora News, ai tregoi historinë e një fëmije në 1994, që ishte plagosur nga shpërthimi i granatës dhe nuk pranoi ta fotografonte.
Më vonë, tregoi se çfarë është kompromisi duke zbuluar se ka marrë kredi në bankë për të diplomuar të bijën.
Feliks Bilani:
Për të diplomuar vajzën, unë kam marrë kredi banke. Unë nuk pranoj kompromis. Kompromisi është si padronia e shtëpisë publike që natë bën një punë dhe ditën kërkon që t’i thërrasin zonja Konteshë.