Kur Vullnet Sefaja këndonte shqip me veshje kombëtare midis Serbisë
Është publikuar një video e rrallë e këngëtarit Vullnet Sefaja, kur po këndonte si i vogël në një festival muzikor në Serbi.
Vullnet Sefaja ka ndarë me ndjekësit një video të rrallë në rrjete sociale, ku shihet duke kënduar shqip dhe me veshje kombëtare, shkruan lajmi.net.
Ai u prezantua nga një moderator i cili fliste serbisht, ndërsa menjëherë filloi këngën në gjuhën shqipe, duke e përcjellur një grup fëmijësh pas tij.
Për ndryshe, Vullneti nuk është shumë aktiv kohët e fundit me projekte muzikore, atë e kemi parë në fund të 2018-ës në një bashkëpunim me Gilin, Enis Potokun, Teuta Kurtin dhe Linda Hakajn, në këngën dedikuar Mitrovicës. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com