Kush e bëri gabimin?! Të ndarë apo çift, Kiara Tito mori urimin që s’pritej nga Butrinti, por ky VEPRIM po na çudit! Pse vallë? [FOTO]
Pasi festoi 23-vjetorin dhe mori një surprizë goxha të këndshme nga miqtë e saj në mesnatë, Kiara Tito mori dhe një urim nga Butrint Imeri. Moderatorja është komentuar shumë për lidhjen me këngëtarin dhe urimi i tij publik, i bëri fansat të dyshojnë sërish se ajo dhe Butrinti janë çift.
“Sot dua të falenderoj Zotin që më dha edhe një vit tjetër në jetën time. Duke u rritur, por ndihem një fëmijë brenda vetes”, shkruante Kiara në Instagram.
“Urime Tito”, i komenton Butrinti, ndoshta pak si i ftohtë, por me siguri ka dashur të na bëjë sërish lëmsh dhe ia arriti sepse fansat menjëherë filluan dyshimet e tyre.
Mirëpo detaji që po na çudit është fakti që ky koment është fshirë nga foto e Kiarës dhe po vrasim mendjen se kush e fshiu, moderatorja apo Butrinti. Me siguri këtë s’do e marrim vesh, ashtu siç nuk do e marrim vesh tamam se çfarë ka mes Butrintit dhe Kiarës.
albshowbizzz.com