Kush është mashkulli seksi që mban në ajër Kaludia Pepën dhe balerina e thërret ‘Princi im’?! [FOTO]

 

Klaudia Pepa është shpesh herë në vëmendjen e medieve rozë lidhur me jetën e saj sentimentale pas ndarjes nga Albi Nako.

Së fundmi Klaudia i ka bërë të gjithë kuriozë me një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli tepër seksi.

Pak ditë pasi deklaroi në një intervistë se ende nuk e ka gjetur ende dashurinë, balerina e njohur shqiptare bëri një dedikim të veçantë për kolegun e saj balerin Francesco Mariottini.

“Princi im”, shkruan Klaudia teksa publikon një foto ku shfaqet e ngritur në ajër nga Francesco gjatë një kërcimi, me siguri pjesë e ndonjë projekti që do të vijë së shpejti.

Francesco ka qenë balerin profesional i Amici-t, dhe tanimë njihet si një ndër balerinët më të njohur në Itali.

kllls.PNG

 

albshowbizzz.com