Kush ia hypi nervat dy herë në ditë Morena Tarakut?

 
 

Me padurim janë pritur postimet e saj të rralla, por që tani nuk po ndodhë kështu.

Kjo si shkak i mesazheve të saj vërshuese, që po sjell kohëve të fundit, e që po janë aspak të këndshme.

E kemi fjalën për modelen dhe njëkohësisht edhe këngëtaren e njohur, Morena Tarakun, jeta e së cilës po ngacmohet goxha shpesh kohëve të fundit, shkruan Kosovarja.

Këtë më së miri, e kemi kuptuar përmes kundërpërgjigjjeve të saj, që po i publikon në rrjetet sociale.

E hiç më larg se sot, ndodhi e njëjta me të, së cilës sikur mos ti mjaftonte një herë, atë arritën që brenda ditës ta acarojnë dy herë, ku si rezultat i kësaj rrjedhën ca fotografi, me disa mbishkrime nga më të çuditshmet nga ajo, ndër të cilat janë:

“Lol, ku janë ato shoqet e “ngushta”? “Edhe kur martohem e boj fmi kena me kon shoqe hala”. Child hood”, dhe “Kur një mashkull brenda vetes ka një karakter kurve çfarë mashkulli është ai: aktiv apo pasiv? U cheap hoo”.

Nuk është aspak çudi, pasi që jemi mësuar të konsumohemi nga këto ngacmime të tjerëve kundrejt estradës sonë, por nuk jemi mësuar që pikërisht Morenën ta shohim në një gjendje të tillë. /Kosovarja/

 
 

albshowbizzz.com