Kush ia prishi festën Morena Taraku?
Ndonëse jemi konsumuar me statuse të ndryshme nga këngëtarët e estradës sonë, më nuk na vie aspak interesant.
Ka shumë fytyra publike që tashmë çdo të dytën ditë vijnë me mesazhe, shkrime, e statuse, drejtuar x personave, pasi që gjithmonë ka thashetheme, aktakuza, fjalë të ndryshme për ta.
Por, kjo nuk do të thotë që jemi mësuar ta shohim të tillë, modelen dhe këngëtaren e njohur Morena Tarakun, shkruan Kosovarja.
Pasi ajo me një xhelozi të madhe, e ka mbrojtur gjithmonë jetën private e sidomos ndjenjat, dhe emocionet e saj.
E, këtë herë u ngop nga gjithë këto dukuri të cekura, dhe ia vuri flakën Instagramit, me mesazhe nga më të ndryshme në Instastory.
Për dallim nga të tjerët, Morena duket se kaloi një natë jo të këndshme, në ndërrimin e motmoteve, e që jo rastësisht, kanë ardhur të gjithë këto shkrime nga më të çuditshmet.
Më së shumti, që ra në sy ishte se tashmë Morena na bëri me dije se rrethohet çdo herë e më shumë me njerëz “falco”.
Shpresojmë, që këtë vit të nisë mbarë, duke filluar nga iniciativa kryesore, dhe duke u tërhequr dhe larguar nga këta persona.
Për më shumë, janë fotografitë në vijim, të cilat flasin më shumë se gjithçka. /Kosovarja/
albshowbizzz.com