Ky është fansi që shpenzoi mijëra dollarë për t’i ngjarë Michael Jacksonit

  Fansat që kanë tentuar t’i ngjajnë Michael Jacksonit janë të shumtë por njëri prej tyre ka thyer të gjitha rekordet.      

Njëri nga fansat e flaktë të Michael Jaxksonit, Leo Blanco ka shpenzuar mijëra dollarë për t’i ngjarë idollit të tij, transmeton lajmi.net.

Ai, qysh në moshën 15 vjeçare ka nisur ndërhyrjet plastike dhe ka shpenzuar 30 mijë dollarë për 11 operacione, me të vetmin qëllim që t’i ngjajë yllit të popit.

“Midis gjërave që dua unë, gjërave që duan prindërit e mi dhe gjërave që mjekët janë të gatshëm të bëjnë, do ketë gjithmonë luftë”, ishte shprehur Leo gjatë një interviste për “The mirror”./Lajmi.net/

  

  

 

albshowbizzz.com