Kylie Jenner konfuzon sërish fansat, nxit spekulimet se është fejuar me Travis Scott
Kylie Jenner përsëri ka ndezur zërat se është martuar me Travis Scott.
21-vjeçarja mori vëmendjen e të gjithëve teksa publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, duke e shoqëruar me mbishkrimin”extraño a mi esposo”.
Titulli spanjoll përkthehet në “Më mungon burri im” – duke nxitur kështu spekulime se ajo dëshiron të kthehet te i dashuri i saj, Travis Scott.
Kërë muaj, Kylie konfuzoi fansat kur publikoi një imazh përmes së cilit shfaqet një unazë në gishtin e saj.
Ajo e kishte shoqëruar këtë fotografi me emoji zemre, por disa fansa e vunë re unazën e madhe, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Vetëm pak javë më parë, i dashuri i saj prej dy vjetësh, Travis Scott, i tha “Rolling Stone” se ishte duke menduar sërish për martesë.
“Ne do të martohemi së shpejti”, tha Scott muajin e kaluar. “Unë duhet të bëhem i fortë, duhet t’i propozoj në një mënyrë të zjarrtë”.
Ndërkohë, vazhdimisht qarkullonin spekulime se Travis dhe Kylie janë fejuar fshehurazi.
Jenner lindi fëmijën e parë, vajzën Stormi, më 1 shkurt 2018, dhe fotografia e parë me të bijën ishte ndër më të pëlqyerat në rrjetin social Instagram (aktualisht renditet e dyta).
Kylie gjithashtu zbuloi kohët e fundit se shtatzënia e katërt e Kim Kardashian ishte ‘duke ndikuar shumë’ në planet për fëmijën e saj të dytë.
Nëse një fejesë e mundshme e Kyliet në të ardhmen, mund të shkaktojë një përçarje brenda klanit Kardashian, pasi vet Khloe Kardashian deklaroi javë më parë se ‘urren’ mendimin që Kylie mund të martohet para saj. /Telegrafi/