Lajm i keq nga Polat Alemdar

  

Aktori i turk, Necati Şaşmaz, i njohur për rolin e Polat Alemdar në serialin “Lugina e Ujqërve” ka vendosur të divorcohet nga bashkëshortja Nagehan Şaşmaz, me të cilën u martua në vitin 2012 dhe u bënë prind të me 2 fëmijëve.

Sipas lajmit të publikuar në programin “2.Sayfa” në Kanal D, çifti i famshëm është përfolur edhe më parë për divorc.

Avokati i Necati Sasmaz, tha se klienti i tij, pavarësisht të gjitha përpjekjeve nuk ka arritur ta shpëtojë martesën “dhe ka vendosur të divorcohet nga bashkëshortja Nagehan Sasmaz.”

Avokati tha se pavarësisht dëshirës së aktorit për një divorc me marrëveshje, diçka e tillë nuk është arritur, çka e ka detyruar atë t’i drejtohet gjykatës./tvklan.al