Liberta Spahiu tregon pagën më të ulët me të cilën është paguar ndonjëherë
Prezantuesja e njohur Liberta Spahiu, e ka nisur fillimisht karrierën si modele, teksa më pas është bërë autore dhe moderatore e programit “Prive”.
Fillimet si për çdo person tjetër duket se edhe për bukuroshen Spahiu kanë qenë mjaft të vështira.
Së fundmi, ajo vendosi t’ua mundësojë ndjekësve të saj që t’i bëjnë nga një pyetje asaj në rrjetin social Instagram, dhe më pas ajo do të përgjigjej.
E pyetur se cila është paga më e ulët që ajo ka marrë ndonjëherë, Liberta befasoi me përgjigjen duke publikuar një fotografi me 200 euro.
Me këtë rast, prezantuesja ka bërë të ditur se kaq është paga më e ulët me të cilën është paguar ndonjëherë.
Ndërkohë, një fans tjetër nuk ka nguruar ta pyes për rrogën aktuale, dhe për t’iu shmangur përgjigjes, Liberta ka dhënë një përgjigje mjaft interesante.
“Rrogën e kom herë pak e herë më shumë, varet prej kushteve atmosferike”, ka shkruar me shaka prezantuesja Spahiu. /Telegrafi/