Lidhja me Noizyn, flet Rike Roçi: E kam thënë edhe njëherë se jemi vetëm miq

 
 

Rike Roçi u bë e njohur gjatë kampionatit evropian të mbajtur në shtetin francez.

Ajo u konsideruar si një ndër fansat më joshëse dhe seksi që i dhuronin mbështetje kombëtares shqiptare të futbollit.

Vite më parë u përfol që ishte në lidhje me Noizyn, megjithëse, bukuroshja tash e sa vite jeton në shtetin italian.

Ajo ka pranuar së fundi pyetje prej fansave përmes llogarisë personale në Instagram dhe një ndër to ishte për lidhjen me reperin.

“Sa kohë ke qenë e lidhur me Noizyn”, e pyet ndjekësi. Ndërkohë Rike është përgjigjur sërish duke theksuar se ka pasur vetëm shoqëri me Noizyn.

“Ehaaa kam thënë disa herë që kurrë nuk kemi qenë të lidhur. U bë vite me këtë histori. Boll. Vetëm shoqëri”, shkruan tifozja seksi e kombëtares.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/