Lloch me një tjetër projekt interesant, kësaj here sjell “Hitet Shqip”

 
 

Një tjetër projekt interesant është publikuar nga Lloch.

Bëhet fjalë për këngën “Hitet shqip”, e cila trajton një temë mjaft aktuale sa i përket muzikës në vend.

Kjo parodi muzikore vë në pah të metat dhe realitetin e hidhur të këngëve dhe klipeve shqiptare.

 

Foto: YouTube

 

Muzika është realizuar nga Tekta Beat, teksa për tekstin është kujdesur vet Lloch.

Për masteringun është kujdesur producenti Mixey, gjersa i ftuar special në klip është Lulzim Bucolli.

Ana vizuale e projektit i është besuar Boulevard Films.

Lloch numëron plot gjashtë projekte interesante të sjella deri më tani, gjersa “Hitet Shqip” është projekti i shtatë. /Telegrafi/