“Longari” sot feston ditëlindjen
Ilir Prapashtica sot ka një arsye të veçantë për të festuar.
Aktori i njohur shqiptar dhe shumë i suksesshëm, Ilir Prapashtica, sot më 22 janar feston ditëlindjen e tij të 47-të, shkruan lajmi.net.
Gjatë jetës së tij ai ka pasur shumë suksese në karrierë, sidomos me rolin e ”Longarit” në serialin ”Familja Moderne”.
Vitin që lamë pas, Iliri ka arritur po ashtu suksese me rolin që ka pasur në filmin ”Diamanti”.
Sa i përket jetës private, ”Longari” është i martuar me vajzën e Nexhat Dacit dhe bashkë me të kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë./Lajmi.net/
albshowbizzz.com