Loredana zbulon ‘profesionin’ e dytë të Mozzikut

 
 

Loredana ka publikuar një video të Mozzikut, në të cilën zbulon ‘profesionin’ e dytë të tij.

Reperi Mozzik po përgatiste darkën për vete dhe gruan, ndërsa kjo e fundit e filmonte në Instagram, shkruan lajmi.net.

“Profesioni i dytë i Mozzikut është kuzhinier”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit që e kemi lënë pas, Mozzik dhe Loredana u bekuan me një vajzë, që e pagëzuan Hana.

Për ndryshe, çifti kanë finalizuar projektin e ri me titull “Romeo & Juliet”, të cilin do ta publikojnë së shpejti.

 
 

albshowbizzz.com