Luan Jaha pozon i lumtur krah bashkëshortes

 
 

Luan Jaha është një ndër aktorët që ka bërë vete publikun e gjerë shqiptar.

Aktori është bërë më i njohur në saje të rolit të “Dajës Skender” në serialin “Familja Moderne”.

Ai rrallëherë e kemi parë teksa flet për jetën profesionale duke zgjedhur modestinë, por edhe jetën private.

Artisti së fundi ka sjell në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me bashkëshorten, Violetën ku po duket shumë i lumtur pranë saj.

Theksojmë se 58-vjeçari është i martuar dhe i ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Ndryshe, Luani është profesor në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, drejtimi i aktrimit. /Telegrafi/