Sot Lyrical Son ka festuar për dy arsye andaj nuk ka pasur se si të mungojnë disa fjalë zemre për personat e veçantë që e rrethojnë.
Festimi, i njohur për publikun si Lyrical Son sot ka festuar ditëlindjen, e në këtë ditë të veçantë bashkëshortja e tij Gresa i solli në jetë fëmijën e dytë, që është vajzë, shkruan lajmi.net.
Nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram në të cilën shihen dy vajzat e tij, Festimi i ka shkruar disa fjalë zemre kështu duke bërë dedikimin special për personat e zemrës.
”Falenderimi i takon Zotit se pari, per te gjitha keto te mira qe jemi duke i pa e tu i shiju. Pastaj i falenderoj prinderit e mi qe me rriten edukuan e sakrifikuan per mu. Falemnderit edhe @gresakrasniqif qe eshte duke bere punen apo titullin me te mire qe munet Zoti me ta dhane, Nanë. Nuk mundem me i harru edhe te gjithe ju qe ju qe me beni te ndihem i veçante dite per dite. Falemnderit per te gjitha fjalet e urimet. Ju duam, familja #Arifi #4 .”, ishin ndër të tjera fjalët e tij dhe sigurisht pranë fotos urimet e shumta nga familjarë, miq e fansa nuk kanë munguar./Lajmi.net/
albshowbizzz.com
