Madonna kopjon Gilin ? Këngëtarja shqiptare vjen me një reagim të papritur

Gili është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës shqiptare, dhe një ndër më të dëgjuarat këngëtare ndër vite në Kosovë.

Këngët e saj si ‘Prishtina’, ‘Unë pa ty’ e të tjera janë këngë që do të mbesin përherë në kujtesen e publikut, përcjell ORAinfo.

Gili poashtu shquhet edhe me stilin e saj shumë të veçantë e sidomos atë të viteve kur ishte e re.

Sot, ajo ka publikuar një foto ku shihet Gili e veshur me një fustan që simbolizon Vitin e Ri, e që ajo e ka veshur në vitin 1989, kurse këngëtarja e njohur Madonna e ka veshur të njëjtin këtë vit.

Gili kur e ka parë e ka postuar atë në proflin e saj në Instagram./ORAinfo/