Madonna rikthehet me një album të ri

  

2019 duket se do të jetë viti i rikthimit të Madonës. Ka qenë vetë diva e muzikës pop, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka lënë të kuptohet se po regjistron për albumin e saj të ri.

Me një video me nënshkrimin “Një lutje në fund të një seksioni magjik regjistrimi”, Madonna ka falenderuar Orkestrën Batukadeiras, që do të bashkëpunojnë në projektin e saj.

Kohë pushimi gjatë këtyre viteve për artisten, e cila vendosi të ndryshonte mënyrën e jetesës për t’iu përkushtuar fëmijëve të saj. Albumi i fundit i 60-vjeçares ishte “Rebel Heart” në vitin 2015, për të cilin mbajti edhe turin e fundit që përfshiu 82 shfaqje në Amerikë, Azi dhe gjithashtu Europë.

Tv Klan