Majk tallet me sfidën e “10 viteve”

 
 

Hip hop ylli, Majk, është tallur me sfidën më të fundit që është bërë virale në rrjetet sociale.

“10yearschallenge” apo sfida e ndryshimit përgjatë “10 viteve” ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.

Të gjithë po i përgjigjen sfidës duke publikuar foto të tyre që tregojnë ndryshimin përgjatë një dekade.

Megjithatë, ka edhe të tillë që po bëjnë shaka në llogari të kësaj sfide, e një prej tyre është edhe reperi, Majk.

Ai me dy imazhe ka tallur ata që po bëjnë postime të tilla, madje një prej këtyre postimeve është pak sa edhe ofendues për gjininë femërore.

“Respekt për kontributin e krejt minatorëve për këtë shpellë”, ka shkruar Majk në një foto që është iluzion optik.

Ndryshimi i yjeve ndër vite ka marrë përmasa edhe në skenën tonë, ku emra të njohur kanë publikuar për foto të ndryshimit përgjatë viteve. /Telegrafi/