Manchester City tashmë është në finale, e poshtëron Burtonin duke i shënuar nëntë herë

 
 

Manchester City ka arritur të shënojë fitore të thellë në gjysmëfinalen e parë të Kupës Carabao, duke e mposhtur Burtonin 9-0.

Pep Guardiola e kishte marrë shumë seriozisht këtë përballje, duke futur nga minuta e parë disa nga lojtarët kryesorë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 4-0.

Fillimisht shënoi De Bruyne, për ta vazhduar Jesus me dy gola.

 

Gabriel Jesus (Photo by Michael Regan/Getty Images)

 

Pjesën e parë e mbylli goli i Zinchenkos.

Pjesa e dytë me të njëjtin ritëm dhe gola. Gabiel Jesus e kompletoi het-trikun kur shënoi për 5-0.

Pas tij shënoi dhe Foden, pastaj braziliani shënoi golin e katërt personal për rezultatin 7-0.

 

Kyle Walker (Photo by Michael Regan/Getty Images)

 

Walker dhe Mahrez shënuan në fund për rezultatin përfundimtar 9-0.

Portën për 90 minuta e ruajti portieri i Kosovës, Arjanet Muriq.

Pas dy javësh zhvillohet ndeshja kthyese, por me rezultatin e sotëm, nuk do të kishte nevojë të zhvillohej. /Telegrafi/