Margot Robbie zemërohet me fansat
Margot Robbie ka dy vjet që ka kurorëzuar lidhjes e saj me martesë me Tom Ackerley.
Edhe pse e martuar tash e sa kohë, aktorja hollivudiane thotë se nuk e ka për nxitim që të shtoj anëtar të ri të familjes.
Biondina 28-vjeçare iu përgjigj me zemërim pyetjeve të vazhdueshme të fansave, të cilat në të shumtën e rasteve janë se kur do të sjell në jetë një fëmijë.
“Jam shumë e zemëruar sepse ka shumë pritje rreth kësaj prej shoqërisë. Jeni e martuar, tani duhet të keni një fëmijë. Mos më shqetësoni. Do të bëhet ashtu siç them unë”, tha Margo për Radio Times.
Aktorja filloi të shoqërohej me Tomin përafërsisht në kohën kur u shfaq premiera e filmit, “The Wolf With Waltz”, por romanca e tyre nuk ishte aspak interesante për publikun, por rrallë shfaqeshin në një qilim të kuq dhe imazhe të përbashkëta herë pas here.
Në dhjetor të vitit 2016 pati zëra se çifti u martua në një ceremoni të vogël në qytetin e Byron Bay në Australi, jo shumë larg nga ku u rrit Margo.
Ndryshe, aktorja është duke punuar në projekte të reja filmike gjersa së shpejti do ta përjetësojë lodrën për fëmijë, “Barbie”. /Telegrafi/