“Më shumë hite se sa vjet”, Mozzik mirëpritet nga publiku

 
 

Mozzik, është rikthyer me koncerte pas një kohe të gjatë.

Reperi nga Ferizaji, Mozzik u rikthye me koncerte pas një kohe të gjatë pauze që bëri në skenë, shkruan lajmi.net.

Të parin koncert që mbajti është në vendlindjen e tij, Ferizaj bashkë me bashkëshorten, Loredana Zefin dhe vëllaun, Getinjon.

Publiku e priti aq mirë rikthimin e reperit, me një atmosferë të paharruar dhe tejet të ‘zjarrtë’. “MA SHUMË HITE SE SA VJET #mozzik #mairiunven #2eurogang”, ka shkruar ai.

Mozzik dhe Loredana së fundmi u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Hana.

 
 

albshowbizzz.com