Me siguri nuk e kishit menduar! Në Shqipëri e Kosovë janë VIP-a, por ja çfarë pune bëjnë këta këngëtarë në emigrim! E zbuloni këtu [FOTO]
Shumë prej emrave më të njohur në muzikën shqiptare e dimë që një pjesë të mirë të jetës së tyr e kanë ndarë mes vendlindjes dhe shteteve fqinje.
Në Shqipëri e Kosovë janë të famshëm, të pëlqyer, të admiruar, por kush janë ata në Zvicër, Gjermani, Suedi…?
Mimoza Shkodrën, fansat mund ta takojnë në ordinancë stomatologjike
Një ndër këngëtaret që jetojnë në diasporë, e që pavarësisht kilometrave të shumtë ia ka dalë të bëhet tejet e famshme në trojet shqiptare, është edhe Mimoza Shkodra.
U bë e njohur me këngën “Ndarja”, e më pas solli shumë projekte të tjera mjaft të suksesshme.
Mimoza ka treguar se në Zvicër punon si teknike dhëmbësh, ndërkohë që merret edhe me muzikë, ku këndon në vende të ndryshme për argëtimin e bashkatdhetarëve.
Mërgimi, adoleshenti i zakonshëm në Suedi, u bë ‘Kidda” në Kosovë.
Ndërkohë, reperi Kidda, i lindur e i rritur në Suedi, tashmë po bën emër në Kosovë.
Ai ka lançuar disa këngë që janë shndërruar në hite dhe po merr gjithmonë e më shumë pëlqimin e publikut shqiptar.
“Kam të kryer shkollën e mesme dhe kam për synim ta vazhdoj shkollimin edhe më tutje. Merrem me muzikë dhe më pëlqen të sjell risi në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm”, thotë këngëtari që vjen nga diaspora për ta bërë për vete publikun në Kosovë.
Kidda jeton mes Suedisë dhe Kosovës dhe ai tregon se nuk është rastësisht në muzikë, pasi një pjesë e mirë e familjes së tij janë marrë me të.
“Në shtëpi kemi disa instrumente. Unë u fiksova pas çiftelisë, sepse ishte interesante për mua, pasi që ishte një vegël me vetëm dy tela dhe që nxirrte tinguj aq të bukur. Meqë edhe babai, por edhe nëna ime luajnë me çifteli, ishte më e lehtë ta mësoja. Sigurisht që kam parë dhe klipe në internet ku jepeshin instruksione se si mund t`i biesh këtij instrumenti”, thotë këngëtari që sot po konsiderohet ndër më modernët në treg.
Albana Azizi, edhe mjeke, edhe këngëtare
Albana Azizi është ndër zërat e fuqishëm shqiptarë.
Aktive në festivale, koncerte, e gjithashtu e pranishme edhe me këngë e videoklipe.
Albana, nga diaspora në Kosovë ka sjellë frymën e muzikës moderne dhe ka treguar qartë se shqiptarët e diasporës po kultivojnë një shije të mirë muzikore.
Albana jeton në Gjermani, vend në të cilin ka vazhduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë.
Njëkohësisht ajo ka ndjekur mësimet për solo këndim në Konservatoriumin e Bernës.
“Muzika është jeta ime, është oksigjeni im, është gjithçka për mua. Nuk mund ta paramendoj jetën pa muzikë. Do të vazhdoj të këndoj”, thotë këngëtarja simpatike.
albshowbizzz.com