Meda fillon pushimin e parë për këtë vit me Lulen
Janë një ndër çiftet më të adresuara në mediat rozë, për çka edhe po përcillen në çdo hap që po bëjnë.
Meda së bashku më gruan, Lulen, duket se kanë ikur nga ky mot tejet të acaruar, për të kaluar disa ditë në njërin nga vendet më tropikale, shkruan Kosovarja.
Ishte Meda ai i cili ndau një imazh në rrjetet sociale, ku edhe tregoi se për të dhe Lulen tashmë kanë filluar pushimet e para për këtë vit.
“Pak pushim”, ishte mbishkrimi i tij në videon e publikuar, ku edhe shihej mjaft mirë se dyshja rrethohej nga një ambient tejet i ngrohtë. /Kosovarja/
albshowbizzz.com