Medes i ndodh me e keqja gjatë pushimeve!
Meda dhe Lulja janë një ndër çiftet më të përfolura të estradës shqiptare.
Pasi Meda ka qenë shumë i angazhuar në mbrëmjet dhe koncertet e fundvitit, duket se ata tani kanë gjetur më në fund kohë për një pushim, përcjell ORAinfo.
Ata kanë shkuar dje në Tajlandë, ku po I kalojnë pushimet të shoqëruar edhe nga këngëtarja Vjollca Haxhiu.
Por Medes duket se i janë prishur pushimet. Në një foto të publikuar së fundmi, ai shihet me dorë të lidhur.
Duket se Meda e ka lënduar dorën gjatë pushimeve, duke ia prishur ato. /ORAinfo/