Melinda lanson klipin e këngës “AMI” të xhiruar në SHBA

  
  

Melinda Ademi e ka publikuar këngën më të re me titull “AMI”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Projekti është prodhim i Panda Music, me ‘beat-in’ e përgatitur nga Retnik dhe DjR Beatz.

  

Klipi i ri është xhiruar në SHBA (Foto: Screenshot/YouTube/Melinda Ademi)

  

Për tekstin e këngës është kujdesur vet Melinda, së bashku me Tonic dhe Denk.

Miksimi është bërë nga Niklas Neumann dhe DjR Beatz, ndërsa masterizimi është realizuar nga Lex Barkey.

Videoklipi i kësaj kënge është xhiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa këngëtarja shfaqet bukur në skenat e videos muzikore.

Kujtojmë që https://telegrafi.com/melinda-ademi-2018-ishte-nje-vit-suksesshem-kam-nje-rruge-te-gjate-perpara/ target=”_blank” rel=”noopener”>gjatë një interviste për Telegrafi, autorja e hiteve “Lulija” dhe “Palo” kishte rrëfyer për planet dhe projektet e saja në të ardhmen.

Ndërsa sa u përket thashethemeve se kënga “Palo” është një ‘diss’, Melinda ka thënë: “Kënga është hip-hop, ata që e kuptojnë ‘lojën’ e dinë që hip-hopi është fjala e rrugës, “Don’t hate the player – hate the game (mos e urrej lojtarin – urreje lojën)”. /Telegrafi/

  

Melinda në klipin e këngës “AMI” (Foto: Screenshot/YouTube/Melinda Ademi)