Memli Krasniqi feston ditëlindjen, Teuta zgjedh fjalët më të mira për të
Shefi i
grupit parlamentar të PDK-së apo edhe ndryshe vëllai i Teuta Krasniqit, Memli,
sot feston ditëlindjen.
Me këtë rast,
aktorja hyri në Instagram për ta uruar atë me fjalët më të mira.
Teuta kujtoi
pak nga fëmijëria me të madje i tha se Memli është krenaria e familjes
Krasniqi.
“Kur kemi
qenë fëmijë të vegjël, nese ti e ke fitu një bombon ose një cokollatë, nuk e ke
ngrënë për vete, por e ke ruajt për mua, motrën tënde më të vogël, kur kemi dal
me lujt para banesës, ti më shumë je kujdes për mua sesa që je koncentru në
lojën tënde, kur jemi rritë pak më shumë, ke vazhdu me qenë po i njejti vëlla i
dashur e i përkushtuar por edhe kritik me raste, tash që jemi të rritur e të
pjekur, e kuptoj që gjithë jeten time ke qene dhe je Hero për mua. Ditëlindja
jote, është gjithmonë festë për gjithë familjen tonë, sepse Ti je krenaria e
familjes. Pac shëndet, dashni dhe mbarësi gjithmonë, bashkë me familje dhe
gjithë njerëzit tu të dashur. Të paçim gjithmonë. Të dua shumë”, ka shkruar
ajo.
Urime
Memli./Prive.al
albshowbizzz.com