“Menemadhe” – publikohet kënga e shumëpritur nga Lyrical Son, Mc Kresha dhe Ledri Vula

  
  

Tri prej reperëve më të shquar të skenës muzikore shqiptare, kanë publikuar projektin e ri.

Ledri Vula, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të paralajmëruar tash e sa kohë.

Projekti është punuar në studion e PINT dhe bëhet fjalë për një prej këngëve më të mira të këtij viti.

Videoklipi është punuar nga top regjisori, Alban Selimaj.

Ky projekt është pjesë e albumit, United States of Albania që do të publikohet shumë shpejt nga PINT.

Kënga e fundit e MC Kreshës ishte hiti me Fifin, “Psikopatja jote”.

Ndërsa së fundmi pjesë e labelit PINT është bërë edhe reperi Lluni. /Telegrafi/