Merr fund martesa mes mbretit dhe modeles 25 vjet më të re?

  

Martesa “si në përralla” e një mbreti malajzian me një modele ruse, gati 25 vjet më e re në moshë se ai, thuhet se është drejt fundit, pas vetëm 2 muajsh.

Sipas raportimeve, Su Sultan Muhammad V i Kelantan, 49 vjeç dhe nusja e tij e re Oksana Voevodina, 25-vjeçe, janë në prag divorci. Thuhet gjithashtu se çifti është në pritje të fëmijës së parë, pasi u martuan Nëntorin e shkuar në Moskë.

Megjithatë, babai i nuses i cilësoi zërat si të pa vërteta dhe pa kuptim. “Nuk ka kuptim. Nuk i lexoj lajmet në internet, por jam i pari që do ta kisha marrë vesh”, tha ai për mediat ruse. Edhe miqtë e 25-vjeçares thotë se janë informacione të rreme./tvklan.al