Merr fund sherri në familjen Berisha?
Vëllezërit Robert dhe Patris Berisha ishin në qendër të faqeve rozë para disa muajsh për shkak të problemeve familjare.
Nuk dihet nëse mosmarrëveshja mes nuseve të shtëpisë, Nora dhe Tuna kanë marrë fund, por dy vëllezërit janë bashkuar sërish. Raportet mes tyre duket se janë më të mira se kurrë pasi kalojnë fundjavën së bashku me fëmijët.
Kjo gjë është zbuluar nga një video e Robertit në Instagram, ku ka treguar se po kalonte momente të lumtura me vajzën dhe vëllain e tij tek shtëpia e prindërve.