Miley Cyrus dhe Liam dalin për herë të parë pas martesës

  

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth realizuan një dasmë sekrete para 3 muajsh. Ata patën daljen e parë publike në mbrëmjen e së shtunës ku dukeshin si dy pëllumba të dashuruar.

Ata morën pjesë në 16-vjetorin e USA Gala në Los Anxhelos. Të dy ishin veshur me të zeza dhe dukeshin më bukur se kurrë.

Këngëtarja Miley ekspozoi dekoltenë dhe mbushi duart me aksesorë që të mos vihej re unaza e martesës.