Miliarderi paguan 238 mln dollarë për një apartament

  

Një apartament në Manhatan është shitur për 238 milionë dollarë duke u bërë shtëpia më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në SHBA.

Prona është në ndërtesën luksoze 220 Central Park South, ka katër kate dhe mbikëqyr parkun e famshëm të Nju Jorkut.

Blerësi është miliarderi Ken Griffin, themelues i Fondit Citadel.

Kjo nuk është prona e parë me shifër të lartë që blen Ken. Të hënën pati shkrime që 50-vjecari bleu një shtëpi me vlerë 124 milion dollarë pranë Buckingham Palace në Londër.