Morena merr vëmendjen me një pozë atraktive
Nuk ka dyshim se Morena Taraku është një prej modeleve dhe këngëtareve më të bukura shqiptare.
Bukuroshja nga Kosova numëron mbi 834 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku kohë pas kohë publikon fotografi që nuk e lënë askënd indiferent.
E kaluara e saj – si “Miss Kosova 2010”, nga ku fitoi të drejtën për të marrë pjesë në “Miss Earth 2010″, si edhe përfaqësimi i Shqipërisë në “Miss World 2012” dhe marrja e titullit “Miss Liberty of the World 2012” – shpjegon faktin pse ajo merr aq shumë vëmendje me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.
Këtë fundjavë, Morena e ka publikuar një ‘selfie’, në të cilin shfaqet në një pozë shumë atraktive, ashtu që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.
Në bazë të përshkrimit të lokacionit, bukuroshja tregon se këtë fotografi e ka realizuar në Stamboll të Turqisë.
Morena gjithmonë tërheq vëmendjen me fotografitë që i ndan me fansat e saj, sidomos me imazhet e realizuara në fokusin e fotografit të njohur, https://telegrafi.com/tag/norik-uka/ target=”_blank” rel=”noopener”>Norik Uka.
Pos të qenit një modele dhe sipërmarrëse e suksesshme, bukuroshja e ka realizuar disa këngë të pëlqyera.
Karrierën si këngëtare, ajo e nisi në vitin 2013 në një bashkëpunim me këngëtarin Blero, ku së bashku publikuan këngën “My Love”, e cila ishte pëlqyer nga publiku.
Së fundmi, ajo ka sjellë duetin me https://telegrafi.com/tag/sabri-fejzullahu/ target=”_blank” rel=”noopener”>Sabri Fejzullahun, “Dashni”, që është pëlqyer shumë nga fansat e dy këngëtarëve. /Telegrafi/